Lajme

Dëgjohen të shtëna në një lokal në Fushë Kosovë, dalin detaje nga Policia e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 28 September 2020

Të shtëna me mjete zjarri në një lokal në Fushë Kosovë, policia jep detaje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:25, teksa një person i dyshuar raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

-Advertisement-

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilat po merren me rastin. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. Deri tani nuk ka raportime për ndonjë person të lënduar, përderisa një i dyshuar raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera