Lajme

Dega e PDK’së e nominon djalin e Ukshin Hotit për deputet

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 17 May 2017

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec ka propozuar për deputetë djalin e Ukshin Hotit, Andin Hoti. Në një bisedë për Indeksonline, Hoti thotë se e ka mirpëpritur këtë propozim.

“Po më kanë propozuar sot mirëpo tash strukturat e partisë vendosin, jam në pritje dhe sigurisht që jam i gatshëm ta marrë këtë detyrë”, ka Hoti. 

Kujtojmë se Ukshin Hoti ishte veprimtar i çështjes kombëtare, i cili besohet se është vrarë nga forcat serbe dhe trupi i tij nuk është gjetur asnjëherë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera