Dega e AKR-së në Prishtinë me pesë degë dhe 33 nëndegë
Autori: Gazeta inFokus
15:10 | 08 May 2017
Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Aleancës Kosova e Re në një konferencë për media kanë bërë prezantimin e rolit dhe punës së asamblistëve të kësaj partie brena Kuvendit Komunal gjatë këtij mandati.
Po ashtu, u bë edhe prezantimi i asambleistës që i është bashkuar AKR-së nga Partia e Drejtësisë.
Sami Boroci, anëtarë i grupit të asamblistëve komunal në Prishtinë, bëri të ditur se në Komunën e Prishtinës, AKR ka arritur të konsolidojë 33 nëndegë.
“Ne si parti politike kemi kaluar në një proces të brendshëm të strukturimit i cili si proces është përmbyllur gjatë këtyre ditëve dhe ka rezultuar me mjaftë sukses. Meqenëse jemi tek Prishtina, po e shoh të rrugës të flasim për strukturimin e Prishtinës, ne në një proces më shumë se një vit nëpër të cilin kemi kaluar realisht kemi arritur që të kemi një numër shumë të madh të qytetarëve të cilët iu kanë bashkuar AKR-së, brenda degëve të Prishtinës. Ne deri më tani kemi konsoliduar 33 nëndegë brenda Prishtinës dhe kemi pesë degë shumë të fuqishme që i kemi konsoliduar brenda qytetit të Prishtinës. Mund të them se në këtë proces janë përfshirë një numër shumë i madh i qytetarëve e që kjo është një dëshmi e madhe që AKR po rikthen besimin në qytetin e Prishtinës”, tha ai.
Ai tha se nga koalicioni që kanë bërë me Lëvizjen Vetëvendosje kanë arritur të qeverisin me dy drejtori, atë të kulturës dhe të bujqësisë, ku ai tha se është rritë performanca e këtyre drejtorive gjatë qeverisjes prej drejtorëve të AKR-së.
Grupit të asamblistëve të AKR-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës i është bashkangjitur edhe Kimete Zeqa, nga Partia e Drejtësisë. Ky aderim për Mirlinda Sopa, shefe e grupit të asamblesë së AKR-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, është rezultat i performancës shumë të mirë të AKR-së për këto katër vite.
“Aleanca Kosova e Re ka treguar një performancë shumë të mirë në këto katër vite, pothuajse jemi në përfundim të mandatit në nivel të qytetit dhe kjo më së miri e tregon që AKR tash po shihet si parti e së ardhmes, parti e shpresës për shumë qytetarë, për shumë të rijnë të cilët janë në profesione dhe profesionist të fushave të ndryshme. E kush më mirë e tregon edhe aderimin e ri që sot para jush po e prezantojmë ne si grup i asamblistëve bashkë me nënkryetarin dhe të gjithë anëtarët e tjerë të nivelit të qendrës së AKR-së , z. Kimete Zeqa asambliste deri më sot e Partisë së Drejtësisë tash na bashkëngjitet AKR-së me qëllimin që së bashku të qojmë përpara idetë më të mira për qytetin”, tha ajo.
Ndërsa, Aleanca Kosova e Re ende nuk ka vendosur se kush do të kandidojë për komunën e Prishtinës. Zyrtarët e AKR-së dega në Prishtinë në një konferencë për media kanë thënë se janë duke punuar që t’i përfaqësojë njeriu i duhur në kryeqytet

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































