Ekonomi

Defekte në kontrollin e brendshëm të financave publike

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 30 May 2017

Defekte të mëdha janë evidentuar në kontrollin e brendshëm të financave në sektorin publik të Kosovës. Një raport i aprovuar fundjavën e shkuar në Qeveri ka evidentuar shumë lëshime.

Në shumë organizata buxhetore është shtruar nevoja për përmirësim në procesin e planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit dhe është bërë thirrje për rritjen e efikasitetit të proceseve që lidhen me prokurimin publik.

Veç kësaj, edhe për rekrutimin e stafit të nevojshëm për auditim të brendshëm, pastaj për mirëmbajtjen e regjistrit të pasurisë, e edhe për raportimin dhe arkëtimin e të hyrave. Dhe, si nevojë në vete është shtruar avancimi i proceseve që lidhen me teknologjinë informative.

-Advertisement-

“Procesi i menaxhimit të rrezikut, përshkrimi i procesit dhe vendosjes së disa kontrolleve në disa organizata buxhetore për fushat me rrezik të lartë ende vazhdon të mbetet sfidë kryesore për menaxhmentin”, thuhet në raport, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta. “Disa SSP (Subjekte të sektorit publik v.j.) ende nuk kanë identifikuar, analizuar, vlerësuar dhe përgatitur regjistrin e rrezikut”. (Koha Ditore)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera