Lajme

Dedaj tregon se a do të shkojë në Speciale

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 21 October 2020

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Deda, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk do të dëshmojë në Gjykatën Speciale për rastin e ndodhur në fshatin Çirez.

Ai thotë se është thirrur në Prishtinë për të dëshmuar, ndërsa më parë kishte thënë se kur të flasë ai do të “dridhet” Kosova.

“Me zor mund të më marrin, me vullnet nuk dëshmoj”, thotë ai.

-Advertisement-

“UCK e ka bërë realitet pavarësinë e Kosovës. Pa ta nuk do të ndodhte Rambujeja. Unë kam qenë atje i përfshirë ju e dini. Pa Thacin nuk do të kishte ndodhur Rambujeja dhe as Kumanova. Kjo është e vërteta. Kjo që them sot. Edhe po temë thërrasin në Hagë këtë do e them. Edhe po të shkarkohem sot. Kam thënë që UCK duhet të marrë cmimin Nobel”, shtoi Deda. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera