Dedaj tregon rastin e veçantë- Shoferit me 33 aksidente brenda vitit nuk iu konfisku patenta, vozit kombin në të ‘zezën’

Autori: Gazeta inFokus
20:38 | 04 October 2023
Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, ka treguar një rast të veçantë ku një personi i cili ka bërë 33 aksidente brenda një viti nuk i është konfiskuar patentë-shoferi.
Ai tha se i njëjti vozit automjetin (kombi) në të zezën.
“Unë e kam një rast, ku një person prej 33 aksidenteve që ka patur brenda një viti nuk i është konfiskuar patentë-shoferi dhe vozit kombit e udhëtarëve në të zezën, deri në rastin kur unë kam punuar rastin si ekspertizë. Nuk i është marrë patentë-shoferi dhe i njëjti vazhdon me aksidente, 33 aksidente brenda vitit. Kur e kam pa raportin kam mbetur i quditur dhe kam thënë se ekziston ligji sepse brenda dy viteve 9 pikë hiqen” tha eksperti Dedaj.
Dedaj tha se policia në përgjithësi nuk i di rregullat e komunikacionit pasi janë me shkollim të mesëm
“Ajo që po ndodh është Policia nuk i di rregullat e komunikacionit, e dënon një drejtues të automjetit që fillon me u kthy në pompë të derivateve dhe i thotë ‘je rreshtuar në shirin emergjent’. Ajo që dua të them është se polici nuk i interpreton ligjet, i ka dënimet mandatore që i lejohet derisa diçka që i tejkalon normat ligjore ai duhet me shku në gjykatë dhe gjykata është ajo që ia konfiskon patentë-shoferin me vendim gjyqësor dhe kjo është mënyra e rregullt. Nëse i’u ka dhënë policisë atëherë kjo është antikushtetuese pasi polici e ka shkollën e mesme dhe nuk njohuri për juridiksion” tha Dedaj një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Deputetja Kearns: Radoiçiq të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kërkuar që Milan Radoiçiqi të ekstrado...
-
LAJMI I FUNDIT: Këto janë kërkesat e policisë së Kosovës në protestën e sotme
Policia e Kosovës ka mbajtur një protestë sot në të cilën kanë parashtruar 14...
-
NJSI’ja nis protestën para Qeverisë
Njësia më elitare e Policisë së Kosovës ka nisur protestën para objektit të Q...
-
Për pak minuta pritet të fillojë protesta e NJSI’së, përfaqësuesit e sindikatës arrijnë të Qeveria
Për pak minuta pritet të fillojë protesta e Njësisë më elitare të Policisë së...
-
Abdixhiku: Qeveria Kurti është dorëzuar, ka braktisur qytetarët
Kreu i LDK-së para fillimit të takimit të Këshillit të Përgjithshëm ka kritik...
-
Vdes policja Miradije Berisha, ngushëllon Sindikata e Policisë
Sindikata e Policisë së Kosovës ka ngushëlluar për vdekjen e pjesëtares së po...
-
Limaj për Asociacionin: Serbia përfundimisht me bekimin e kësaj Qeverie po bëhet hisedare në shtëtësinë e Kosovës
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se pika e shtatë e Marrëveshjes së Ohr...
-
Pse janë të diskutueshme “alarmet” e KEDS-KESCO-s për situatën elektroenergjetike në Kosovë?
Pa pretenduar të adresojmë ndonjë fajësi konkrete, apo të mbajmë anë, në pole...
-
Një person në Gjakovë plagos veten në gjendje të dehur
Një person në Gjakovë dyshohet se ka plagosur veten derisa ishte në gjendje t...
-
Deri në gjashtë orë pritje për shërbime specialistike në ambulancat e QKUK-së
Pritjet e gjata për të marrë shërbime specialistike në ambulancat e Qendrës K...
-
Kreu i Sindikatës së Policisë për protestën: Jemi për dialog, kërkesat s’do të jenë vetëm për NJSI
Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka thënëse pos Njësisë ...
-
Nëna nga Vushtrria raporton se i është zhdukur vajza e mitur, Policia nis hetimet
Një grua nga Vushtrria ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur është la...