Lajme

Deda: Sulmi ndaj Xharrës është ligësi, mjerim, turp!

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 13 May 2017

Arbana Xharra, anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, është sulmuar  mbrëmë në orët e vona para banesës në Prishtinë.

Rreth këtij sulmi ka reaguar edhe nënkryetari i partisë Alternativa, Ilir Deda, i cili e ka quajtur ligësi, mjerim dhe turp.

“Sulmi ndaj Arbana Xharrës është ligësi, mjerim, turp! Dhuna është mjeti me i ulët që dikush mund ta përdorë, sidomos ndaj një gruaje. Mendësia e tribalizmit politik dëshiron që kundërshtitë politike t’i kthejë në armiqësi, dhe t’a shndërrojë dhunën si mjet legjitim politik. Turp për të gjithë në çfarë pike të ulët ka mbërri Kosova. Arbanës rikuperim sa më të shpejtë”, ka shkruar Deda në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera