Deda: Kosova, pa të drejtë, është në konfrontim skandaloz dhe me pasoja afatgjate me ata që na bënë shtet
Autori: Gazeta inFokus
13:25 | 09 June 2023
Cenimi i raportit të Kosovës me SHBA-në dhe gjithë diskutimi që po ndodh ditëve të fundit që nga vendimi i Qeverisë për t’i çuar kryetarët në veri, e ka nxitur që të flasë edhe Ilir Dedën, i cili tashmë s’është aktiv në politikën kosovare.
Deda ka shkruar se në gjithë këtë përplasjen pro dhe contra po harrohet se është hera e fundit që në qeverisjen amerikane janë njerëzit që e dinë kontekstin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë meqë kanë qenë edhe vetë të përfshirë në procesin e vendosjes së paqes.
“Në këtë përplasjen “për” e “kundër”, po harrohet që është hera e fundit që në establishmentin e Shteteve të Bashkuara janë njerëzit që e dijnë jashtëzakonisht mirë kontekstin e shkatërrimit të ish Jugosllavisë, duke qenë direkt të përfshirë në të gjitha proceset e vendosjes së paqes”, ka shkruar Deda.
Ai thotë se brezat e ardhshëm nga dy kampet amerikane nuk do të kenë fare ndjesi për kontekstin e ngjarjeve të viteve të 90-ta dhe shpërbërjes së ish-Jugsollavisë.
“Brezat e ardhshëm – demokratë apo republikan – nuk do të kenë fare ndjesi për kontekstin e luftërave në ish-Jugosllavi”, ka shtuar tutje.
Deda thotë se Kosova me të drejtë kishte kundërshtuar projektin e ndarjes që përkrahje nga republikanët dhe se me të drejtë kishte kundërshtuar prishjen me aleatët gjatë përpjekjes për ta zhbërë Specialen.
Megjithatë thotë se sot Kosova pa të drejtë është vendosur në një përplasje skandaloze, shkurtpamëse dhe jashtëzakonisht të dëmshme me pasoja afatgjata me ata pa të cilët s’do të krijohej shteti i Kosovës, shkruan Express.
“Kosova, me të drejtë, kundërshtoi projektin e ndarjes se vet, që përkrahej nga administrata republikane.
Kosova, me të drejtë, kundërshtoi prishjen me të gjithë aleatët perëndimor gjatë tentimit të zhbërjes së Gjykatës Speciale.
Por tash, Kosova – pa të drejtë – është në konfrontim skandaloz, shkurtpamës dhe jashtëzakonisht të dëmshëm e me pasoja afatgjata, me garantuesit e sigurisë dhe shtetësisë së vet, pa të cilët nuk do të krijohej shteti i Kosovës”, ka përfunduar ai.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...































