Lajme

Deda: Kosova humbi mundësinë për një president që e vendos shtetin para partisë

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 14 September 2026

Analisti politik Ilir Deda ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Deda ka thënë se me këtë tërheqje, Kosova ka humbur mundësinë që në krye të shtetit të kishte një model tjetër të udhëheqjes.

“Me tërheqjen e Bekim Sejdiut, Kosova e humbi një mundësi për ta pasur në krye të shtetit një model tjetër të udhëheqjes – një njeri që e vendosë shtetin para partisë, Kushtetutën mbi çdo interes ditor e kalkulim partiak, dhe përgjegjësinë publike mbi ambicien personale”, ka shkruar Deda.

-Advertisement-

Sipas tij, mbrojtja e Kushtetutës i ka kushtuar politikisht kandidaturës së Sejdiut.

“Paradoksalisht, mbrojtja e Kushtetutës kishte kosto politike për kandidaturën e Bekimit”, ka deklaruar ai.

Deda ka thënë se Kosova ka humbur mundësinë për të dëshmuar se di t’i vlerësojë njerëzit që nuk e vendosin veten në plan të parë.

“Te kqyrim tash a ka rrugë përtej polarizimit, mosbesimit dhe urrejtjes të përhapur mes nesh”, ka përfunduar Deda.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy