Lajme

Deda: Kjo Qeveri nuk ka jetë të gjatë, brenda këtij viti do të ketë zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 08 February 2018

Deputeti i “Alternativës”, Ilir Deda ka theksuar se jetëgjatësia e Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj, do të jetë çështje muajsh.

Ai ka thënë për Telegrafin se beson, ndonëse nuk ka ndonjë informatë, që brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti do të ketë zgjedhje në vend.

“Kemi të bëjmë me një Qeveri të paqëndrueshme në rafshin e brendshëm, por e paqëndrueshme është edhe në afshin e jashtëm. Nuk mundet Hashim Thaçi dhe pjesa tjerëve e liderëve, nuk mund me prodhu një marrëveshje të favorshme me Serbinë. Të gjitha këto çështje grumbullohen, dhe kjo qeveri nuk ka me pritë fundin e vitit në pushtet”, ka theksuar Deda.

-Advertisement-

Sipas tij, krebdibiliteti i shtetit në arenën ndërkombëtare është dëmtuar shumë me iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Aventura me Specialen është reflektuar edhe në strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) për vendet e Ballkanit Perëndimor. Njerëzit të cilët e kanë iniciuar këtë, duhet të japin dorëheqje – jo deputetët por ata që kanë qëndruar prapa tyre”, ka shtuar Deda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera