Deda: Kemi mundur në qershor të rrëzojmë Qeverinë
Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 11 July 2019
Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se është e nevojshme që opozita të shkojë në zgjedhje parlamentare me një listë të përbashkët që do t’i printe partia më e madhe.
Deda ka thënë se opozita vërtet i ka 58 nënshkrime për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, por sipas tij janë edhe disa të tjerë që do të votojnë për mocionin e opozitës.
“Atë që të gjithë opinioni po e pret janë zgjedhjet e brendshme në LDK dhe më pas të vazhdohet me mocion. Kemi mundur qysh në qershor të rrëzojmë Qeverinë. Unë u kam sugjeruar në LDK që të shkojmë me mocion në korrik pas Samitit të Parisit, i cili edhe ashtu tashmë ka dështuar”.
Deputeti i Alternativës ka thënë se votat e Listës Serbe nuk do të jenë përcaktuese për rrëzimin e Qeverisë.
“Ka shumë pakënaqësi pasi kjo Qeveri ka dëshmuar veten më së keqi që mundet ta dëshmojë një Qeveri”, tha ai në RTV Dukagjin.
Deda thotë se është mirë që opozita është duke u përafruar në qëndrime pasi sipas tij deri më tani “LDK e VV më shumë janë përqendruar në luftën ndaj PSD-së se ndaj Hashim Thaçit”.
“Unë PSD-në gjithmonë e kam parë si parti opozitare dhe gjithmonë ashtu jam shprehur. Ata kanë pasur politikën e tyre. S’ke ti të drejt t’i përcakton një partie politike çfarë politika të ndjekë. Tash ka më shumë kontakte mes PSD-së dhe LDK-së dhe kjo punë është e mirë”.
Deda thotë se të gjitha partitë politike opozitare duhet të dalin me një politikë të përbashkët dhe një listë zgjedhore të përbashkët.
“Në një listë të përbashkët opozitare shumë pak e rëndësishme është se kush do të jetë kryeministër…Kryeministri me rregull i takon partisë më të madhe që do ta udhëhiqte një front të përbashkët. Kjo është LDK-ja dhe s’ka çka diskutohet apo debatohet ajo çështje”, tha ndër të tjera Ilir Deda.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...