Lajme

Deda: Me aventurat e Thaçit Kosova zhbën njëanshëm të drejtën e Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 29 August 2018

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda përmes një postimi në Facebook ka interpretuar aventurën e Hashim Thaçit me Serbinë.

Sipas tij Kosova zhbën njëanshëm të drejtën e shpalljes së Pavarësisë dhe deligjitimon mendimin pozitiv të GJND-së për Pavarësinë, transmeton Koha.net.

Më poshtë keni pikat që Deda përmend për shkak të veprimeve të presidentit Hashim Thaçi:

-Advertisement-

Sipas të drejtës ndërkombëtare, aventura që e ka ndërmarrë Thaçi në proces me Serbinë interpretohet kështu:

– Kosova e zhbën njëanshëm të drejtën e shpalljes së pavarësisë dhe e delegjitimon mendimin pozitiv të GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë tonë;

– E kthen Kosovën ne rrafsh të kërkimit të aprovimit të ndarjes së vet si provincë nga Serbia;

– Humbet e drejta për kërkim të dëmshpërblimit të luftës, kthimit të Fondit Pensional të Kosovës;

– Prona publike në Kosovë duhet të ndahet me Serbinë, përfshi këtu pasuritë nëntokësore;

– Më shumë se 110 njohje të pavarësisë së Kosovës deri sot del që kanë qenë të gabuara, sepse janë bërë duke e njohur të drejtën e Kosovës për pavarësi, pa marrë parasysh qëndrimin e Serbisë;

– E rikuptimëson intervenimin e NATO’s dhe të gjitha proceset ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri sot.

Kosova duhet të jetë më e fortë me çdo kusht për mposhtjen e shtetshkatërruesit. Vija e kuqe Thaçit i vendoset së pari në Kuvend me 4 shtator, e mandej edhe në protesta masive qytetare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera