Lajme

Deçan, humb jetën nga tymi derisa i digjej shtëpia

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 05 January 2018

Në Cerabreg të Epërm të Deçanit, një person ka ndërruar jetë pasi iu dogj shtëpia. Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj, dhe ka thënë zjarri në shtëpi është shkaktuar nga pakujdesia
Në fshatin Cerabreg i Epërm të Deçanit, një person ka ndërruar jetë pasi shtëpia i mori flakë. Besohet se ai ishte në dhomë dhe nga tymi pësoi vdekjen.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë për Express se me rastin po merren hetuesia.

Ai tregoi se besohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia. Por, për detaje të reja, Ibraj tha se policia shpejtë do të lëshojë raport, ku do të tregohen detaje të tjera.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera