Lajme

Deçan: Burri plagos gruan

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 01 December 2017

Një grua është plagosur me arme zjarri nga bashkëshorti i saj dje rreth mesditës në Deçan, transmeton infokusi.com

Sipas Policisë së Kosovës viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është konfiskuar një arme me një karikatorë të zbrazët dhe dy karikatorë tjerë me 11 fishekë.

-Advertisement-

Pas arrestimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më poshtë mund të gjeni të plotë raportin e Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti për shkaqe të panjohura ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ka plagosur viktimën femër K-Shqiptare-bashkëshorten e tij. Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është konfiskuar një arme me një karikatorë të zbrazët dhe dy karikatorë tjerë me 11 fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.“/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera