Sport

Debutoi me fitore ndaj Trepçës ’89, këto janë fjalët e Devollit pas ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 28 October 2020

Bledar Devolli e ka nisur me fitore aventurën e tij në stolin e skuadrës së Drenicës, shkruan Gazeta inFokus.

Trajneri nga Gjirokastra i ka udhëhequr ‘kuqezinjtë’ në triumfin ndaj Trepçës ’89 me rezultat 2-1.

Pas ndeshjes Devolli u shpreh i lumtur me lojtarët e tij, duke i’a dedikuar fitoren pikërisht atyre.

-Advertisement-

“E dinim që do ishte ndeshje e vështirë pasi 89-shi kanë një ekip të organizuar. Në pjesën e parë patëm disa mundësi shumë të mira për shënim, por megjithatë jam i lumtur për djemtë sepse kanë ndjekur urdhëratë e mija, dhe këtë fitore u’a dedikoj atyre. Një fitore e duhur në kohën e duhur, punuam në goditjet standarte gjatë këtyre dy ditëve dhe pikërisht ashtu shënuam”, tha Devolli pas ndeshjes per ‘Art Sport’.

Pas kësaj fitoreje Drenica renditet e shtata me 11-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera