Lajme

Debatit për Urën e Ibrit i paraprin protesta brenda objektit komunal

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 08 August 2024

Ka nisur debati publik në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, ku temë kryesore është çështja e bashkëpunimit ndëretnik në këtë komunë dhe mundësia e hapjes së plotë për qarkullim të Urës së Ibrit.

Para fillimit të këtij debati të njoftuar dje nga kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të subjektit politik joparlamentar “Demokracia Serbe”, kanë protestuar brenda objektit të Kuvendit Komunal, pasi sipas tyre, aktivistë të tyre sot janë shoqëruar në polici.

Kjo për faktin se siç thanë ata, flamuri i Serbisë është ngjyrosur sot në sheshin ku është mbajtur protesta dje.

-Advertisement-

Me të përfunduar “hallakama” brenda objektit, debati ka nisur dhe aty po flasin mes tjerash ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe nënkryetarja e komunës, Katarina Axhanqiq, raporton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera