Lajme

Debati për LGBT, Duda Balje thotë se qëndrimin kundër këtij komuniteti e ka personal

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 20 February 2024

Në episodin e dytë të emisionit më të ri në Klan Kosova – “Kosova Today” është folur për komunitetin LGBT me deputeten dhe kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje dhe Blert Morinën.

Pjesëtarë të komunitetit LGBT kanë kërkuar dorëheqjen e Baljes nga posti i kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, pas deklaratave të saj kundër këtij komuniteti, njofton Klankosova.tv.

Në lidhje me këtë, Balje dha se qëndrimin kundër komuniteti LGBT e ka personal dhe ndaj personave, me vota të të cilëve tha se është zgjedhur deputete.

-Advertisement-

“Unë i përfaqësojë boshnjakët, të cilët janë në tri komuna. Me aq sa unë di, nuk ka pjesëtarë të LBGT-së nga komuniteti boshnjak. Nuk mund të nxirrni mendim me forcë”, tha Balje në “Kosova Today” në Klan Kosova.

Ndërsa reagim të ashpër ndaj deklaratave të Baljes pati Blert Morina, i cili i kërkoi asaj që të japë dorëheqje nga posti i kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

“Unë jam i sigurt se ju nuk e keni as idenë më të vogël se si jetojnë në Kosovë pjesëtarët e LBGTI-së dhe kjo është detyrë e komisionit që të informoheni, me avoku, madje kushtetuta iu obligon, sidomos për grupet e margjinalizuara, në qoftë se ligjet nuk mjaftojnë, me nxjerr ekstra ligje për mbrojtje të mëtutjeshme”.

“Kërkesa jonë është shumë e qartë, nuk mundet me udhëheq Komisionin për të Drejtat e Njeriut, të vazhdojë të paguhet në atë komision, duke mos i përmbushur detyrimet dhe përgjegjësitë që dalin nga ai komision”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera