Lajme

Debati i ashpër Gashi-Syla: Ti e ki quajtur Dick Martyn mikun më të madh të shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 21 April 2022

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes panelistëve Valon Syla dhe Shkëlzen Gashi në emisionin Pressing në T7.

Ishte Syla doku folur për një skandal financiar që po raportohet në media e ku po përflitet emri i ambasadorit Martin Berishaj. Syla tha se lajmin duhet ta lexojë Gashi që t’ia japë “vulën” duke vazhduar tutje duke e quajtur “klerik i kombit”

“Kallxoja ta verifikon ehde kleriku i kombit t’ja jep vulën. Ja ki dhënë detyrën vetit është detyrë e rëndë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Gashi i tha atij se po i mbron kriminelat.

“Pse ja ki jep detyrë vetit mi mbrojt kriminelat”, i tha Gashi.

Syla tutje tha se nuk i mbron kriminelat dhe i kërkoi Gashit mos t’i përsëris këto akuza pasi do ta dërgoj në gjyq atë. Ai po ashtu tha se Gashi e ka quajtur mik të madh të shqiptarëve Dick Martyn.

“Mos gënje se të qoj në gjyq. Nëse jam pro PDK e pro LDK e aty që ka vjedh dikush nuk ka lidhje me kurgjë. Ti je pro VV. Nëse me llogarit që kam bërë kriminel lufte ti ki qasje se e ki qujt Dick Martyn mik të madh të shqiptarëve. Shko bëhu asistent i tij”, tha ai.

Gashi ia ktheu duke i thënë se vjen i papërgatitur në debate.

“Ti nuk ke lexuar kurgjë. As atë raport as asgjë. Nuk e pate lexuar raportin e State Department dhe pate ardhë këtu pa ditë kurgjë. Rrin tërë ditën dhe vjen këtu flet. Nuk mund të më bësh pyetje”, tha ai.

Syla ia ktheu duke thënë se nuk mund t’i tregojë atij se çfarë duhet të flasë.

“Ti nuk mund të më tregosh mua se çfarë flas. Kur nuk je në gjendje me bë debat mos flit”, tha Syla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera