Rozë

Debat shumë i ashpër midis Bashkimit dhe Ritvanës

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 15 November 2021

Sot në emisionin Përputhen Ritvana ka pasur një debat të ashpër me Bashkimin. Ritvana është prekur nga fakti që Bashkimi ka kërkuar eliminimin e saj, ndërkohë që ajo është larguar për disa ditë nga programi për arsye shëndetësore.

“Është çnjerëzore se kam kaluar natën në spital, nuk e kam kaluar rrugëve, as duke pirë, kam pasur probleme shëndetësore dhe Bashkimin nuk e kuptova. Plus ka diçka tjetër, në momentin që Bashkimi flet, vendos emrin tim në gojën e tij, unë i them çfarë ke, bën disa veprime injoruese. Të ka hipur vetja në qejf, por duhet të relaksohesh e të jesh më pozitiv kur njerëzit janë në spital dhe pop presin përgjigje analizash. Ky është mendimi im, ta kam thënë dje e ta them prapë,- tha Ritvana

“Më është pyetur në prapaskenë, kë do të eliminosh, thashë Ritvanën. Është në Youtube, njerëzit e shohin. Nuk kam asgjë me të, ky është mendimi im. Kjo është bërë të mërkurën, nuk e kam pasur idenë pse ke shkuar në Danimarkë dhe është transmetuar të premten, kur u kthye. Nuk kam dijeni se ku po shkon dhe në fund të ditës, është mendimi im për emisionin. Nuk ka pasur diskutim, fyerje ka pasur”,- tregoi Bashkimi.

-Advertisement-

Gjatë debatit  Bashkimi tha se nuk merret njerëz që shajnë me familje, gjë që e acaroi tepër Ritvanën.

Bashkimi: Nuk merrem me njerëz që shajnë me familje.

Ritvana: Edhe familja ime i sheh ato. Mbaj përgjegjësi për fjalët që thua, nuk kam ardhur të stresohem, por të shijoj eksperiencën time. Po nuk të pëlqeva mos e zgjat fare, ta fus shishe kokës, nuk të llogaris fare. Nuk mban përgjegjësi për fjalët e veta. Mos u merr me mua fare.

Bashkimi: Merrem me çfarë të dua, a ke ardhur në emision?

Ritvana: A të përmend unë ty? Nuk ka turp fare. Shpesh herë ka folur për mua. Mos e manipulo, mos përqesh, mos ironizo se nuk ke surrat as ti, as askush.

Bashkimi: Është nivel i ulët se më ka sharë me familje nga i pari tek i fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera