Debat pro dhe kundër në Kuvendin e Serbisë për krijimin e një ministrie për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 26 June 2017
Në Serbi është duke u propozuar që të krijohet një ministri e cila do të merret me problemet e Kosovës, propozim i cili nuk ka krijuar pa debate.
Kryetari i grupit parlamentar të SNS, Aleksandar Martinoviq ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se nuk ka nevojë për krijimin e një ministrie të tillë, transmeton lajmi.
Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës për krijimin e kësaj ministrie, Martinoviq ka thënë se shteti i Serbisë do të jetë i pranishëm në Kosovë pa marrë parasysh a ka ministri apo jo.
Madje sipas tij, nëse krijohet një institucion i tillë, do të legjitimohet pavarësia e Kosovës, duke bërë që ajo të mos jetë pjesë e shtetit serb.
“Në qoftë se ne e pranojmë logjikën tuaj për krijimin e Ministrisë së Kosovës, i bie që Kosova nuk është pjesë e Serbisë. Për ne Kosova është Serbi, dhe do të vazhdojmë të jemi të pranishëm atje”, shtoi Martinoviq.
Goran Bogdanoviq, deputet nga SDS tha se asgjë nuk është investuar në Kosovë nga shteti i Serbisë.
“Nuk duhet ta politizoni çështjen e serbëve të Kosovës. Tash dhe gjithmonë Qeveria duhet të kujdeset për serbët në Kosovë”, tha ai.
Aktualisht në Serbi ekziston e ashtuquajtura zyrë për Kosovën, e cila drejtohet nga Marko Gjuriq.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...