Lajme

Debat i ‘ashpër’ mes deputetes së Kuvendit të Serbisë dhe ish-ministres Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 15 November 2022

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, përmes një shkrimi në Twitter, ka reaguar ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur përgjegjës i mafisë në veri të Mitrovicës.

Haradinaj, ka kërkuar mbrojtje të Rada Trajkoviqit, pas kërcënimeve publike.

Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja e Parlamentit të Serbisë, Danijela Vujiçiq, e cila i ka komentuar Haradinajt në postimin e saj, si kundërpërgjigje për Vuçiqin.

-Advertisement-

Por siç duket Haradinaj nuk e ka kuptuar anglishten e deputetes serbe, duke kërkuar kështu të përkthehet nga dikush në Twitter.

E, si kundërpërgjigje, deputetja serbe ia kthen reagimin Haradinajt me ironi në gjuhën shqipe.

“Mos u mërzit për gjuhën angleze, se di të flas më mirë se ti shqip”, shkroi Vujiçiq.

Pas kësaj, Haradiaj e ka përgëzuar deputeten serbe për përgjigjen në shqip.

“Bravo Danijela, shqipja – gjuha më e bukur në botë”, ka shkruar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera