Lajme

Debat i ashpër mes Besa Gaxherrit dhe Halil Matoshit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 22 May 2017

Besa Gaxheri, kandidate për deputete nga radhet e LDK-së, i ka kujtuar një postim Halil Matoshit në të cilin ky i fundit ka kritikuar partinë e Gaxherrit për vendimin që të bëj koalicion me PDK-në.
Matoshi sot kandidat i koalicionit PDK-AAK-NISMA e kishte cilësuar partinë e Kadri Veselit si parti të krimit.

Tash kur Matoshi iu bashkua “partisë së krimit”, Gaxherri ia ka shfaqur ish publicistit komentin e bërë para shumë kohe, duke i kërkuar atij të kërkojë falje për akuzat ndaj LDK-së.

“O Halil Matoshi, shiqojë komentet tuaja para pak muajsh. Ku je sot? Te lutem, se paku me kerko falje”, ka shkuar Besa Gaxherri duke shfaqur në facebook komunikimin që kishin pasur me Matoshin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera