Sport

Dean Smith trajner i Milot Rashicës

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 15 November 2021

Dean Smith rikthehet në detyrë tetë ditë pas shkarkimit nga Aston Villa. 50-vjeçari ka marrë drejtim e Norwichit, klub me të cilin firmosi për dy vjet e gjysmë. Smith pason Daniel Farke, i cili u shkarkua nga “kanarinat” për shkak të rezultateve negative, pasi momentalisht ekipi renditet në vend të fundit në kampionat me vetëm 5 pikë të grumbulluara.

Craig Shakespeare, i cili ka punuar me Smith në “Villa Park” do të jetë zëvendësi i tij edhe në “Carrow Road”. Debutimi i Dean Smith në stolin e Norwichit do të vijë më 20 nëntor në sfidën përballë Southamptonit, që do ta luajnë në shtëpi.
Kujtojmë që Smith do të ketë nën urdhrat e tij te “kanarinat” futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera