Rozë

Dea Mishel habit me deklaratën: Në disa lagje në mes të Tiranës, vajzat marrin shtëpi për të ushtruar prostitucion

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 29 March 2021

Dea Mishel është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo është pjesë e emisionit “E Diell” në Top Channel, e herë pas here merr vëmendjen e të gjithëve me deklaratat që bën.

E kështu ka ndodhur edhe këtë të diel, ku në “Trotuar” ishte tema që krijon mjaft debate: “A duhen legalizuar shtëpitë publike dhe prostitucioni?”.

Gjatë bashkëbisedimit në studio, Dea vendosi që të ndante me publikun një eksperiencë të saj. Ajo u shpreh se një zonjë e kishte pyetur nëse ushtronte prostitucion në zyrën e saj teksa kishte qenë e shoqëruar nga shoqet.

-Advertisement-

“Mora një zyrë me qira për të ushtruar profesionin tim, arkitekte, dhe një ditë isha me shoqet e mia. Vendosëm të porosisnim pica, dhe njëra nga shoqet zbriti poshtë për ta marrë te djali që po e sillte. Të nesërmen një zonjë që jeton në atë pallat më pyeti hapur nëse unë ushtroja prostitucion . Kjo pyetje vjen pasi kjo gjë ndodh shpesh në disa lagje në mes të Tiranës”, u shpreh Mishel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera