Sport

De Ligt i përgjigjet Kluivertit: S’jam penduar, po luaj me idhuj

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 22 November 2019

Në një intervistën me “El Mundo Deportivo”, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe i përfaqësueses së Holandës, Patrick Kluivert, deklaroi se mbrojtësi “tulipan”, Matthijs de Ligt do të pendohej që kishte nënshkruar me Juventusin dhe jo me Barçën. Pas këtij qëndrimi të Kluivert erdhi përgjigjja e 20-vjeçarit.

“Sigurisht që nuk jam penduar. Nëse e thotë dikush si Patrick Kluivert, duhet të jetë më i besueshëm. Por unë mendoj se thjesht bëhet fjalë për një supozim nga ana e tij.”

Në lidhje me integrimin e tij te kampionët në fuqi të Italisë, De Ligt e pranoi se po përpiqet shumë për t’u përshtatur maksimalisht:

-Advertisement-

“Po bëj përpjekje shtesë, jam duke marrë mbështetjen e shokëve dhe tifozëve të mi. Jam i lumtur me mënyrën se si po shkon.”

Në mbylle De Ligt shpjegoi se para se të shkonte tek Juventusi, i konsideronte idhuj shumë nga futbollistët bardhezi, të cilët sot i ka shokë skuadre.

“Para se të vija në këtë klub mendova: Uau… Ronaldo, Buffon, Bonucci, Chiellini… Por kur luan me ta për dy muaj, kjo ndryshon. Pastaj ata bëhen thjesht shokë të skuadrës dhe shumë të mirë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera