Sport

De Jong tradhton Barçën për milionat e PSG-së

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 18 January 2019

E ardhmja e një prej talenteve më premtues në futbollin europian është kthyer në një intrigë të vërtetë, mes joshjes së gjigantëve kontinentalë, milionave të ofruar dhe agjentëve të përfshirë.

Mesfushori holandez Frenkie de Jong do të largohet nga Ajaksi në verë, e për këtë kishte arritur një akord verbal me Barcelonën, që me të gjitha gjasat nuk ka më vlerë, as morale.

21-vjeçari është joshur nga oferta më e mirë ekonomike e Paris SG, një ekip që u tregua më i zoti në gjetjen e gjuhës së përbashkët me klubin nga Amsterdami dhe me vet protagonistin. 75 milionë euro do të shkojnë për Ajaksin, një çek dukshëm më i mirë sesa ai që ofronin përfaqësuesit e klubit katalanas.

-Advertisement-

Premtimi i futbollistit holandez ndaj Barcelonës ka rënë poshtë, e Frenkie de Jong ka preferuar të shkojë në verë në Paris, në krah të Neymar dhe Mbappe, gjithmonë nëse dy sulmuesit do të mbeten nën hijen e kullës “Eiffel”.

De Jong vazhdon ndërkohë të mbajë një profil të ulët, duke mos i prishur bilancet në publik, e duke vlerësuar Barcelonën, por duke mos u dedikuar në të ardhmen në klubin “blaugrana”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera