De Jong drejt Mancheter United? Ten Hag pret “lejen” e Xavit
Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 12 May 2022
Fundi i sezonit është shumë pranë dhe merkato gjithashtu. Në Barcelonë është koha për të rindërtuar skuadrën dhe kjo jo vetëm nëpërmjet blerjeve, por edhe shitjeve. Një nga emrat më të lakuar për t’u larguar në fund të sezonit është mesfushori Frenkie De Jong.
Holandezi po mbyll edicionin e tretë në Spanjë me katalanasit dhe ndonëse është një nga lojtarët titullar, klubi e mirëpret largimin e tij dhe kjo përkthehet edhe në të ardhura. Klubi më i interesuar për shërbimet e tij është Manchester United, por anglezët ende nuk janë shfaqur në horizont me një ofertë konkrete. Ideja e kësaj lëvizje përforcohet akoma edhe më shumë me zyrtarizimin e Ten Hag në krye të skuadrës së United për sezonin e ardhshëm.
Manchester kërkon të përfitojë nga kjo situatë, jo vetëm për faktin e teknikut holandez, i cili e njeh mjaft mirë mesfushorin dhe e ka shprehur hapur admirimin për të, por edhe nga fakti se Pogba mund t’i thotë “lamtumirë” United në fund të sezonit. Bëhet fjalë për dy lojtarë me karakterisitika të ndryshme, por me statistikat e treguara De Jong është potencialisht zëvendësuesi ideal i mesfushorit francez. Kontrata e holandezit me Barcelonën përfundon në verën e vitit 2026 (qershor 2026) dhe kartoni i tij në treg vlerësohet rreth 70 milionë euro, një shumë e cila për arkat e klubit anglez mund të përballohet duke ditur se bëhet fjalë për një lojtarë të kalibrit botëror.
Manchester United po studion nga afër situatën, ndërsa mediet angleze bëjnë me dije se drejtuesit e klubit janë shumë pranë nisjes së bisedimeve me homologët e tyre dhe agjentin e lojtarit. Ajo që mbetet për t’u parë është vendimi i teknikut Xavi, i cili së fundmi i kërkoi klubit të rishikonte kontratën francezit Dembele duke vendosur “veton” për qëndrimin e tij dhe nëse diçka e tillë ndodh edhe me De Jong, atëherë pavarëisht ofertës, klubi mund të bëjë “rezistencë” ndaj largimit të De Jong.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...