Sport

De Gea nuk rinovon, United hedh grepin në Seria A

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 23 May 2019

Manchester United është në kërkim të një portieri. David De Gea nuk ka pranuar që të rinovojë kontratën, e cila i përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.

“Djajtë e Kuq” do të detyrohen ta shesin spanjollin për të mos e humbur me parametra zero verën tjetër. Drejtuesit janë hedhur në merkato dhe kanë një preferencë. Ai është portieri i Milanit, Gigi Donnarumma.

Vështirë që kuqezinjtë të heqin dorë nga 20-vjeçari i talentuar, por mungesa e kualifikimit në Champions do të detyronte klubin e famshëm të shiste ndonjë nga yjet e ekipit.

-Advertisement-

Sipas raportimeve të The Sun, United do të presin javën e fundit të Serie A dhe më pas do të vendosin për t’i bërë ofertën e parë Milanit për gardianin e portës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera