Sport

De Gea i dhuron 200 mijë euro për viktimat e vërshimeve në Spanjë

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 20 September 2019

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, i ka dhuruar 200 mijë euro për viktimat e vërshimeve të fundit në Spanjë, që e morën jetën e shtatë personave.

Kryqi i Kuq i Spanjës e konfirmoi shumën e dhuruar nga portieri spanjoll, duke e falënderuar yllin e Manchester Unitedit për zemërgjerësinë e tij dje.

Organizata e publikoi një fotografi të portierit, të cilën e ndoqi me mbishkrimin: “200 mijë për t’i mbështetur njerëzit e ndikuar nga vërshimet në Alicante dhe Murcia. David de Gea, faleminderit për solidaritetin tënd”.

-Advertisement-

Alicante dhe Murcia ishin dy provincat e ndikuara më së rëndi nga stuhia e javës së kaluar, pasi që shiu shkaktoi vërshime të mëdha dhe i la shumë zona të izoluara.

Ushtria ndihmoi në këtë situatë, duke i evakuuar mijëra njerëz nga shtëpitë e tre, pasi që lumenjtë dolën nga shtratët e tyre.

Stuhia, që në Spanjë u quajt “gota fria”, gjithashtu shkaktoi tollovi edhe në aeroporte, duke i detyruar disa aeroporte të mbyllen përkohësisht.

Shtatë njerëz e humbën jetën e tyre shkaku i stuhisë, përfshirë këtu një holandez 66-vjeçar, trupi i së cilit u dërgua në një qytet të afërt, Dolores, nga rrymat e ujit.

De Gea, 28-vjeçar, kishte lindur në Madrid, mirëpo babai i tij ka prejardhje nga një fshat i Alicantes, Redovan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera