Sport

De Bruyne modest, thotë që s’mund ta zëvendësoj David Silvan

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 22 September 2020

Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, është shprehur që nuk mund të bëj për klubin atë që ka bërë David Silva, shkruan Gazeta inFokus.

Silva gjatë kësaj vere i ndau rrugët përfundimisht me Manchester Cityn pas 10-të vitesh, me 436 paraqitjesh, duke iu bashkuar Real Sociedadit.

City nuk ka bërë ndonjë blerje për zëvendësimin e spanjollit sepse Phil Foden e shihet si pasardhësi i duhur i tij.

-Advertisement-

Kevin De Bruyne, i pyetur nëse mund ta zëvendësoj 34 vjeçarin ka thënë që një gjë e tillë është e pamundur.

“David Silva ishte lojtar i jashtëzakonshëm për ne. Unë nuk mund ta rikrijoj atë që David e bën. Unë duhet ta ndihmoj ekipin tim në mënyrën që gjithmonë përpiqem ta bëj. Të gjithë duhet të luajnë me cilësitë e veta.

Natyrisht se do të jetë e vështirë sepse Silva ishte mjeshtër i hapësirave të ngushta, por mendoj se kemi njerëz të cilët mund ta bëjnë këtë punë. Ai sigurisht do të na mungojë brenda dhe jashtë fushës” është shprehur belgu.

Kujtojmë që De Bruyne sezonin e kaluar ka barazuar rekordin e Thierry Henry, për më së shumti asistime brenda një edicioni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera