Sport

De Biasi viziton Shqipërinë, kjo ishte arsyeja  

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 14 October 2020

Ish trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, sot ka vizituar Federatën Shqiptare të Futbollit, shkruan Gazeta inFokus.

Trajneri italian ka qenë për vizitë në Shqipëri, pasi kombëtarja që drejton aktualisht, Azerbejxhani, ka luajtur me Qipron në “Elbasan Arena”.

De Biasi përgëzoj FSHF-në për punën që është bërë, duke thënë që vëren shumë ndryshime që nga koha kur ai ishte trajner i kombëtares “kuq e zi”, e sidomos në infrastrukturë.

-Advertisement-

“Ky është projekt vërtetë madhor dhe mund të them se është bërë një punë e shkëlqyer. Kur e krahasoj me fillimet e mia në Shqipëri, ka një ndryshim shumë të madh dhe pozitiv veçanërisht në drejtim të infrastrukturës. Ndihem vërtetë mirë të shikoj këto investime dinjitoze”, tha Gianni De Biasi.

Kujtojmë që De Biasi ishte trajneri i parë që arriti ta kualifikonte Shqipërinë në Kampionatin Evropian EURO 2016./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera