De Biasi me deklaratë ‘bombë’ për largimin e Xhakës nga Kombëtarja shqiptare
Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 10 July 2017
Tashmë De Biasi nuk është më trajner i Kombëtares dhe ndoshta mund të fliste më shumë për largimin e Taulant Xhakës nga Kombëtarja, por sërish ai i ka qëndruar fjalëve që ka thënë edhe më parë.
Ai thotë se asnjëherë nuk ka pasur problem me asnjë lojtar, po ashtu edhe me Xhakën.
“Problemi është që trajneri bën një detyrë të tillë, jo fort komode dhe kërkon të përcjellë dhe të mbajë në gjendje të mirë 23 lojtarë. 11 vetë luajnë, të tjerët duhet të ulen në pankinë. Nëse dikush mendon se e kam personale, atëherë ka probleme me veten e tij. Duhet një skuadër e bashkuar, duhet të jetë e tillë. Nëse dikush mendon se është më i mirë se të tjerët, këtë duhet ta tregojë në fushë. Unë edhe mund të gaboj tek zgjedhjet e mia, por zgjedhjet e mia duhet të respektohen dhe të pranohen. Natyrisht, edhe ata që hyjnë si zëvendësues janë të kënaqur dhe ai që del nuk është i kënaqur. Nuk mund të kemi dy sjellje, tjetër ku luajmë dhe tjetër kur nuk luajmë. Të gjithë janë lojtarë që duan të ndihmojnë skuadër”, tha De Biasi.
Tekniku italian tha se edhe Xhaka është si shumë lojtarë të tjerë që bëjnë pjesë në Kombëtaren tonë, ndërsa tregon edhe arsyet e lënies në stol.
“Pas ndeshjes me Zvicrën ai luajti pak me Francën dhe nuk luajti kundër Rumanisë si titullar. Më pas, nuk luajti titullar me Maqedoninë, Lihtenshtejnin. Me këtë të fundit ishte zgjedhje teknike se pas tre ditësh kishim ndeshje me Spanjën dhe e lashë jashtë që të luante titullar me Spanjën. Në ndeshjen kundër Italisë, kundër Izraelit në Elbasan, kundër Italisë nuk mendova ta hidhja si titullar sepse kemi disa instrumente që quhen GPS dhe sa i përket çështjes fizike, kishte një kondicion fizik më inferior se të tjerët. Kjo ka qenë arsyeja”, tha ish-trajneri i Kombëtares./Top Channel/
Të tjera
-
Nga viti i ardhshëm shtrenjtohen biletat për udhëtime në Gjermani
Nga viti i ardhshëm pritet që të shtrejtohen biletat e trafikut publik në Gje...
-
Diamantët misteriozë të shekullit të 18-të dalin në ankand në Londër
Një varëse qafe e shekullit të 18-të me rreth 500 diamantë, disa prej të cilë...
-
Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë: Pyetjet pa përgjigje për misterin e 24 shtatorit
Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë ...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot moti do të j...
-
Një vit nga rënia e heroit të Kosovës Afrim Bunjaku
Sot shënohet njëvjetori i rënies së Heroit Afrim Bunjaku. Rreshteri policor A...
-
Sveçla i pakënaqur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale për Banjskën, çuditet që s’janë përfshirë zyrtarë të Serbisë
Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u s...
-
Vuçiqi e lidh Kurtin me pro*testat e shqiptarëve në Luginë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar protestën e qytetarëve s...
-
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë artificiale
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në lansimin e m...
-
Alarmon zyrtari i PDK’së, këto janë pasojat e përjashtimit të mundshëm nga CEFTA
Arben Mustafa, “ministër” në hije i financave nga Partia Demokratike e Kosovë...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Erdogan, Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën
Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan është takuar me presidentin e Serbisë Ale...
-
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vitin 2025
Kuvendi i Prishtinës nuk ka arritur ende ta miratojë buxhetin për vitin 2025....