Rozë

Dëmtohet murali në Bujanoc që falënderon Kosovën dhe Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 25 October 2020

Dikush ka dëmtuar një mural të bërë në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku mbi muralin e krijuar nga artisti shqiptar Nexhat Boriçi, për të falëmnderuar Kosovën dhe Shqipërinë për ndihmat që kanë bërë me furnizim me libra, ka shkruar parullat “Kosova është Serbi”, raporton Front Online.

Një provokim i rëndë ka ndodhur në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku nga persona të panjohur është dëmtuar murali falënderues për tekstet mësimore që nxënësve shqiptarë ua siguroi Shqipëria dhe Kosova. Dikush e ka dëmtuar këtë mural dhe mbi të ka shkruar parolla propaganduese “Kosova është Serbi”, raporton portal Front Online.
Nënkryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu e ka dënuar këtë akt, duke thënë se kjo ngjarje është provokim i rëndë, sidomos për faktin se ka ndodhur me institucionet shkollore në Bujanoc. “Dikush ka dëmtuar muralin e krijuar nga një artist shqiptar nga Lugina e Preshevës për të falëminderuar institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë për mbështetjen që kanë bërë shkollave shqipe në Luginën e Preshevës për furnizimin me tekste mësimore në gjuhën shqipe”, ka thënë Musliu. Ai, në cilësinë e nënkryetarit të Bujanocit, ka dënuar ashpër këtë akt të dëmtimit të muralit, që shpreh falëmnderime për ndihmën që iu është dhënë nxënësve shqiptarë. “Po ashtu, kërkoj që të hetohet nga organet e ndjekjes se kush janë dhunuesit e këtij murali, njëherit edhe provokues të situatës, e të cilët kanë provokuar rëndë shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke prekur në institucione shkollore, çka është e pa pranueshme për ne”, ka thënë Musliu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera