Lajme

Deputetja e LDK-së: S’mund të na kushtëzojë askush që mos ta propozojmë Presidentin

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 15 December 2019

Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Hykmete Bajrami ka thënë se LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë Presidentin.

Madje ajo ka thënë se propagandën dhe luftën speciale duhet ta ndalë Vetëvendosje nëse njëmend ka vendosur të ndërtojë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Bajrami kërkon që të lihen deklaratat e të merren vesh para se të prishet çdo urë bashkëpunimi.

-Advertisement-

Ajo është shprehur se kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojnë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm.

“LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë Presidentin.

Propagandën dhe luftën speciale duhet ta ndalë Vetëvendosje nëse njëmend ka vendosur të ndërtojë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

LDK po punon për ndërtimin e një Qeverie që do të ofrojë zgjidhje për secilin problem të qytetarëve. E jo Qeveri e cila rrëzohet pas një viti. Qeveri e cila nuk e përfundon mandatin.

T’i lëmë deklaratat e të merremi vesh para se të prishet çdo urë bashkëpunimi. Kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm. Kushtëzime të tilla s’mund të vendosin partitë që s’kanë fituar 51 për qind të votave.”, është shprehur Bajrami./Gazeta inFokus/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera