Sport

Deklarata e Mirel Josës pas fitores ndaj Flamurtarit

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 27 March 2019

Prishtina ka shënuar fitore te lehtë përballë Flamurtarit me rezultat 3-0, në duelin e javës së 23-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Kryetrajneri i FC Prishtinës në një prononcim për “Super Sport Kosovën” pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me rezultati, por tha që kanë pasur mundësi që të shënonin më shumë.

“Mundësia na u dha shumë herët pasi që e zhbllokuam rezultatin, ndërkohë goli i dytë na ofroi sigurinë. Nga mënyra se si u zhvillua ndeshja ne është dashur ta godasim kundërshtarin më momente të caktuara. Flamurtari nuk na krijoi shumë telashe, por kjo edhe falë kujdesit që ne patëm. Jam i kënaqur në përgjithësi, por kampionati vazhdon ende. Kemi ndeshje të ngjeshura dhe do shikojmë për të patur vazhdimësinë”, potencoi Josa duke lënë një mesazh shumë të qartë për futbollistët e tij:

-Advertisement-

“Nëse futbollistët gjejnë gjuhën e përbashkët brenda fushës, ashtu siç kërkoj unë të luaj, atëherë gjërat do të jenë më të thjeshta”, mbylli Josa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera