David L. Phillips për dialogun Kosovë-Serbi: Ndarje në asnjë mënyrë
Autori: Gazeta inFokus
23:48 | 07 Gusht 2018
Më 2017 Prof. Phillips publikoi një raport lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Në të theksohet, që dialogu duhet të përqëndrohet tek rezultati e jo tek procesi. Për DW David L. Phillips thekson: Ndarje në asnjë mënyrë.
Deutsche Welle: Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciç, është duke kërkuar të diskutohen këmbime territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, kurse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke folur për korrigjim kufijsh. Është duke filluar kështu një strategji e re për përmirësimin e dialogut Kosovë- Serbi?
David L. Phillips: Territoret në veri të lumit Ibër në Kosovë janë zënë me forcë dhe me spastrim etnik. Qeveria e Kosovës e ka bërë të qartë pozicionin e vet. Nuk do të marrë pjesë në bisedime për të bërë legalizimin e kalimit të këtyre territoreve Serbisë. Statusi i territoreve shqiptare në Preshevë dhe pjesë të tjera të Serbisë do të jetë e vetmja që do të përfshihet në korrigjimin e kufijve.
Deutsche Welle: Kombet e Bashkuara e mbështesin dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit për këtë çështje.
David L. Phillips: Vërtet? Kombet e Bashkuara mbështesin dialogun Kosovë- Serbi që nxitet nga Bashkimi Evropian. Dialogu është krijuar për të negociuar masat që duhen marrë për krijimin e besimit dhe adresimin e çështjeve teknike që çojnë në njohjen e Kosovës me kufijtë ekzistues. Deri më sot Serbia nuk i ka luajtur këmbët, po zvarrit zgjidhjet.
Puna e OKB-së nuk është krijimi i vendeve. Ndarja etnike do t’i jepte fund Kosovës si shoqëri multi-etnike. Shumë vetë kanë humbur jetën për parimin e pluralizmit. Prej tij nuk duhet hequr dorë.
Deutsche Welle: Çfarë do të bëjë SHBA?
David L. Phillips: Shtetet e Bashkuara do të mbështesin pozicionin e qeverisë së Kosovës, pasi kosovarët të kenë diskutuar çështjet dhe të kenë mbërritur në një marrëveshje. Uashingtoni nuk është duke nxitur ndarjen etnike.
Deutsche Welle: Prof.Dr. Wolfgang Petritsch është duke i quajtur idetë e reja “realizëm i ri në Ballkan”.
David L. Phillips: “Realizëm i ri” do të thotë qndrim tek rregullat evropiane. Kapitulli 35 bën të qartë se Serbia nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa normalzuar marrëdhëniet me Kosovën. Realizmi kërkon zbatimin e vendimeve të Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare të BE-së.
Deutsche Welle: Çfarë do të bëjë Bashkimi Evropian?
David L. Phillips: Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të mbështesë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Por, dialogu nuk mund të zhvillohet përjetësisht. Duhet vendosur një datë për të mbyllur bisedimet në fund të periudhës së qendrimit në post të Mogherinit, në maj të 2019-ës.
Deutsche Welle: Në raportin mbi politikat të publikuar në shtator 2017 ju rekomandoni një fillim të ri për Kosovën. Çfarë do të thotë kjo?
David L. Phillips: Fillim i ri do të thotë arkitekturë e re dhe ndërmjetësim më i fortë. Shtetet e Bashkuara duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve. SHBA dhe BE duhet të emërojnë të dërguar specialë për dialogun, të cilët duhet të nxisin të dy palët të bëjnë kompromise. Formati i Vjenës ka qenë efektiv në të kaluarën. Ai duhet rikthyer.
David L. Phillips është drejtor i programit për krijimin e paqes dhe të drejtave në Intitutin për Studimet e të Drejtave të Njeriut në Universtetin Columbia. Ai ka punuar për OKB-në dhe qeverinë amerikane dhe ka dhënë mësim në shumë universitete. Me Serbinë dhe Kosovën ka 30 vjet që punon.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...






























