Rozë

David Beckham “betohet për hakmarrje”, fotoja e Victorias që tërboi yllin

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 10 November 2020

Është gjithmonë mjaft serioze, por edhe Victoria Beckham tallet ndonjëherë me bashkëshortin e saj kur bën zgjedhje të çuditshme në veshje.

Së fundmi, nëna e katër fëmijëve vuri në lojë të shoqin për këpucët që ai kishte zgjedhur të vishte.

Ajo nuk mund të pajtohej me zgjedhjen dhe postoi një foto të tij, së bashku me Gaston nga “E bukura dhe Bisha” në Instagram. “Gaston kërkon t’ia kthesh çizmet,” shkroi ajo, duke etiketuar Davidin.

-Advertisement-

Por, edhe David nuk e ka lënë pa përgjigje. Me shaka, ylli është betuar për “hakmarrje”

Gjithçka filloi kur çifti Beckham dhe dy nga fëmijët e tyre vizituan banorët e Londrës në Royal Hospital Chelsea gjatë fundjavës për të shënuar Ditën e Përkujtimit, njofton Insajd

Shumë nga ndjekësit e Beckhamit nxituan të theksuan se çizmet e gjera kafe të burrit të saj ishin një zgjedhje e çuditshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera