Daut Hardinaj përkujton shokun e klasës, Agim Selamanaj me një letër prekëse

Autori: Gazeta inFokus
13:15 | 01 May 2017
Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka përkujtuar dasmorin Agim Selmanaj në 18 vjetorin e rënies së tij.
Në fillim të letrës Haradinaj ka treguar se ka qenë shokë klase me Selmanajn ,e ka vazhduar duke e përshkuar atë, transmeton Infokusi.com
Postimin e plotë të Haradinajt mund ta lexoni më poshtë:
“Për shokun e klasës Agimin!
Në një mëngjes të hershëm të vitit të 99-tës,saktesisht me 1 Maj, në qendër të fshatit Maznik, Agimi me shok po kërkonte miratimin për të dal në teren, i veshur me uniformën armike, dhe me plot energji në detyrat specifike që kryente policia ushtarake, e bonte Agimin të veçantë në krye të kësaj njësie.
Duke i kuptuar vështirësitë e mundshme që mundeshin t’ju dilnin përpara këtyre djemve (zhelave) ju refuzoj që të dalin jashtë zonës së kontrolluar nga Brigada, por pavarësisht kësaj ata e bonën të vetën.
Isha tepër i lodhur pasi pothuajse kisha plot tre javë luftë, humbje të shumta të shokëve nga të gjitha anët, sapo ishim kthyer nga depërtimi i të plagosurve në Istog, rrugës kishim ra në prita të shumta e ku Agimi me shokë po më rrinte pothuajse tërë kohën tek koka, (janë të pa numërta rastet ku Agimi ma shpëtoj jetën), kishim shumë gjakderdhje por ma e vështira ishte vrasja e Shkelzenit, Fatmirit, Luanit dhe Hasimit e që për shokët e mi ishte goditje e madhe, përpjekja dhe sygjerimi i Ramushit ishte që me çdo kusht të ruheshin vijat e frontit, pasi brenda zonës kishim shumë të plagosur dhe kjo na detyronte që të jemi edhe ma të vendosur, në at mëngjes pasi i kontrollova pikat në tërë zonën, e takova zëvendës Komandantin Besimin, i thash po flej pak se jam i dërrmuar,
Naimi si shef i shtabit ishte nisur me një grup për ta shpëtuar Luanin e plagosur e që pas një rruge të gjatë e të mundimshme Luani kishte ndërruar jetë, por s’kishte si të flehej nga granatimi i pa ndërprerë, shkova te oda e Ganis dhe aty ishin bashkë të gjithë lidershipi i zonës bashk me Ramushin duke ngranë drekë dhe duke bërë humor të mirë dhe të këndhshem, ju bashkova në sofër dhe pothuajse at fotografi e kam në mendje edhe sot kur në koridor i shohë disa luftëtar që pëshpëritshin diqka, pa me tregu e kam ditë se diqka i ndodhi Agimit, jamë dal shpejt dhe me treguan se Agimi ka renë dëshmor, të gjithë ishin të merzitur pa mas, ndoshta mas shumti isha unë se kishim rrugëtuar gjatë së bashku, që nga mosha 5 vjeqare e deri në atë ditë ishim bashkë, e atë ditë ishte ndarja e fundit me të.
Aty doli Ramushi dhe si zakonisht në raste të rënda ai e gjenë fuqin dhe forcën që të jep kurajo dhe na u drejtua me fjalët, Agimi po ju bashkohet burrave të mëdhenjë, prandaj mos e koritni, varroseni krahë Shkelzenit dhe shokëve të tij. Kemi luftë hala.
Dhe ashtu ndodhi
E varrosëm kra burrave të mëdhenjë
Lufta vazhdoj edhe më e përgjakshme deri sa u larguan nga Kosova ata që e kishin poshtnu këtë vend për 100 vite.
Pikat dhe vijat e frontit nuk u thyen për as një moment.
Sot Agimi së bashku me 85 dëshmor e nderon kombin tonë në varrezat e Gllogjanit
Nje ditë e Agimit sa nje shekull i dikujt.”/INFOKUSI

Të tjera
-
Peci: Rrëzimi i Osmanit është skenar i Serbisë, pas Ohrit Beogradi do destabilitet institucional në Kosovë
Kryetari i partisë Guxo dhe ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Faton...
-
Vdes veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së nga Prekazi, Ferat Ferati
Ka vdekur veterani i UÇK-së dhe invalidi i luftës nga Prekazi, Ferat Ferati. ...
-
Chollet takon Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit
Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka takuar am...
-
Orteku mbyt 4 persona në Norvegji
Katër persona, përfshirë një turist, u vranë nga ortekët në veri të Norvegjis...
-
LDK reagon sërish pas shtrenjtimit të rrymës: Paaftësia e Qeverisë po varfëron qytetarët, a është ky ndryshimi që ka premtuar?
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar rritjen e çmimit të energjisë si t...
-
Dhjetëra vajza kanë marrë vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës në Kosovë
Dhjetëra vajza janë vaksinuar me vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës....
-
Autobusë falas nga Gjermania për protestën e Hagës me 3 prill
Me 3 prill shumë shqiptarët e diasporës kanë organizuar protestë kundër gjyki...
-
Kovaçevski në Beograd: Ballkanit Perëndimor nuk i duhen kufijtë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës në Beo...
-
Murphy: Njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, pozitive për të ardhmen e tyre politike dhe ekonomike
Senatori Amerikan Chris Murphy, tha se marrëveshja Kosovë-Serbi është shumë r...
-
Murati jep detaje për faljen tatimore për vitin 2023: Deri në shumë 100 euro apo sa lartësia e faturës
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me memorandum për furnizim me energji
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi ...
-
Bjellorusia mirëpret vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse: Rrezikohemi nga Perëndimi
Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, ka mbrojtur plani...