Lajme

Daut Hardinaj përkujton shokun e klasës, Agim Selamanaj me një letër prekëse

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 01 May 2017

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka përkujtuar dasmorin Agim Selmanaj në 18 vjetorin e rënies së tij.

Në fillim të letrës Haradinaj ka treguar se ka qenë shokë klase me Selmanajn ,e ka vazhduar duke e përshkuar atë, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Haradinajt mund ta lexoni më poshtë:

-Advertisement-

“Për shokun e klasës Agimin!

Në një mëngjes të hershëm të vitit të 99-tës,saktesisht me 1 Maj, në qendër të fshatit Maznik, Agimi me shok po kërkonte miratimin për të dal në teren,  i veshur me uniformën armike, dhe me plot energji në detyrat specifike që kryente policia ushtarake, e bonte Agimin të veçantë në krye të kësaj njësie.

Duke i kuptuar vështirësitë e mundshme që mundeshin t’ju dilnin përpara këtyre djemve (zhelave) ju refuzoj që të dalin jashtë zonës së kontrolluar nga Brigada, por pavarësisht kësaj ata e bonën të vetën.

Isha tepër i lodhur pasi pothuajse kisha plot tre javë luftë, humbje të shumta të shokëve nga të gjitha anët, sapo ishim kthyer nga depërtimi i të plagosurve në Istog, rrugës kishim ra në prita të shumta e ku Agimi me shokë po më rrinte pothuajse tërë kohën tek koka, (janë të pa numërta rastet ku Agimi ma shpëtoj jetën), kishim shumë gjakderdhje por ma e vështira ishte vrasja e Shkelzenit, Fatmirit, Luanit dhe Hasimit e që për shokët e mi ishte goditje e madhe, përpjekja dhe sygjerimi i Ramushit ishte që me çdo kusht të ruheshin vijat e frontit, pasi brenda zonës kishim shumë të plagosur dhe kjo na detyronte që të jemi edhe ma të vendosur, në at mëngjes pasi i kontrollova pikat në tërë zonën, e takova zëvendës Komandantin Besimin, i thash po flej pak se jam i dërrmuar,

Naimi si shef i shtabit ishte nisur me një grup për ta shpëtuar Luanin e plagosur e që pas një rruge të gjatë e të mundimshme Luani kishte ndërruar jetë,  por s’kishte si të flehej nga granatimi i pa ndërprerë, shkova te oda e Ganis dhe aty ishin bashkë të gjithë lidershipi i zonës bashk me Ramushin duke ngranë drekë dhe duke bërë humor të mirë dhe të këndhshem, ju bashkova në sofër dhe pothuajse at fotografi e kam në mendje edhe sot kur në koridor i shohë disa luftëtar që pëshpëritshin diqka, pa me tregu e kam ditë se diqka i ndodhi Agimit, jamë dal shpejt dhe me treguan se Agimi ka renë dëshmor, të gjithë ishin të merzitur pa mas, ndoshta mas shumti isha unë se kishim rrugëtuar gjatë së bashku, që nga mosha 5 vjeqare e deri në atë ditë ishim bashkë, e atë ditë ishte ndarja e fundit me të.

Aty doli Ramushi dhe si zakonisht në raste të rënda ai e gjenë fuqin dhe forcën që të jep kurajo dhe na u drejtua me fjalët, Agimi po ju bashkohet burrave të mëdhenjë, prandaj mos e koritni, varroseni krahë Shkelzenit dhe shokëve të tij. Kemi luftë hala.

Dhe ashtu ndodhi

E varrosëm kra burrave të mëdhenjë

Lufta vazhdoj edhe më e përgjakshme deri sa u larguan nga Kosova ata që e kishin poshtnu këtë vend për 100 vite.

Pikat dhe vijat e frontit nuk u thyen për as një moment.

Sot Agimi së bashku me 85 dëshmor e nderon kombin tonë në varrezat e Gllogjanit

Nje ditë e Agimit sa nje shekull i dikujt.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera