Lajme

Daut Haradinaj: Vitisë po i del secili rast aferë

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 11 May 2021

Daut Haradinaj i AAK’së ka kritikuar punën e Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia. Thotë se ai mund të jetë “djalë i mirë” por jo i duhuri për të kryer punën në pozitën që mban. Haradinaj ka kujtuar vdekjen e studentit Agon Musliu për të cilën thotë se Vitia duhet të përgjigjet.

“I shkreti ai (Vitia), mund të jetë djalë i mirë por nuk duket që është menaxher i zoti. Po e shohim tash, çdo vendim që po e merr po i del më skandal se tjetri”, thotë Haradinaj.

“Kjo afera me projektin e barnave te kompania që i ka punuar deri në momentin që e ka marrë detyrën në ekzekutiv. Ajo është rast për Prokurori dhe duhet me u hetuar. I dolën dy a tri (afera)”, shtoi ai në RTV Dukagjini.

-Advertisement-

“Është rasti ku studenti ose i riu e ka mbyt vetën në konvikt. Ai është rast për Prokurori. Përgjegjësit duhet me dalë para drejtësisë. Nuk domethënë që këto raste vjetrohen, del një prokuror dhe shkon e pyet pak. Pavarësisht mindilit të bukur që mund të kesh para drejtësisë nuk të amneston”, theksoi Haradinaj.

“Nuk besoj që është menaxher i zoti. Vazhdoj me besuar që s’kemi ministra, ne kemi vetëm kryeministër”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera