Lajme

Daut Haradinaj uron Edi Ramën: Sa më e fortë që është Shqipëria, aq më e fortë do të jetë Kosova

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 02 May 2021

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj nëpërmjet një statusi në Facebook uroi Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve.

Haradinaj shprehi urimet e tij edhe për opozitën për të cilët tha se patën një fushatë për t’u vlerësuar.

“Shqipëria në zgjedhjet e fundit nxori fitues PS-në e Edi Ramës. Urime e suksese për ju dhe Shqipërinë që e duam! Urime partive opozitare që patën një fushatë për t’u vlerësuar!”

-Advertisement-

Tutje ai u shpreh se përderisa Shqipëria është e fortë, Kosova do jetë aq më e fortë.

“Sa më e fortë që është Shqipëria, aq më e fortë do të jetë Kosova”, shkroi Haradinaj.

Shqipëria në zgjedhjet e fundit nxori fitues PS-në e Edi Ramës. Urime e suksese për ju dhe Shqipërinë që e duam! Urime partive opozitare që patën një fushatë për t’u vlerësuar!

“Sa më e fortë që është Shqipëria, aq më e fortë do të jetë Kosova”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera