Lajme

Daut Haradinaj tregon a do të garojë për kryetar të AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 13 January 2020

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka treguar se a do të garojë për kryetar të kësaj partie, shkruan gazeta inFokus.

Haradinaj thotë se e vetmja përgjegjësi që do të ketë në AAK është ajo e kryetarit të degës në Deçan.

“Jam komod me detyrat që kam pasë deri tash dhe mandatin që kam marrë nga qytetarët. E vetmja përgjegjësi që do ta kem në AAK do të jetë ai e kryetarit të degës në Deçan, nëse do të më besohet”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

“Nuk do të jem anëtarë i kryesisë, nuk do të garoj për Këshillin e Përgjithshëm, por vetëm për degën. Do të përkrah strukturat e reja dhe ky është qëllimi pse kemi zgjedhje të brendshme”, tha ai në Zona B.

Haradinaj ka thënë se shpallja e zgjedhjeve të brendshme që do të kryhen deri në qershor të 2020-ës ka ndodhur pas rezultatit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

“Ne kemi bërë analiza, ka pasë argumente të ndryshme. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, ndonëse ka pasë rezultate të mira nëpër komuna. Me zgjedhjet e brendshme synojmë që AAK të mos jetë e përfaqësuar vetëm nga një regjion”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera