Lajme

Daut Haradinaj thirrje per protestën e veteranëve: Të jetë e qytetëruar

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 15 June 2022

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, Daut Haradinaj, iu ka bërë thirrje veteranëve dhe qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 16 qershorit që organizohet para objektit të Qeverisë dhe Kuvendit.

Veteranët po kërkojnë që të përfshihen në pagën minimale. Kjo s’ka ndodhur më 14 qershor, ku deputetet e pushtetit e kaluan në lexim të parë projektligjin për pagën minimale.

E këta veteranë janë të pakënaqur, për këtë nesër protestojnë. Por Daut Haradinaj që është nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar që protesta të jetë e qytetëruar.

-Advertisement-

“Ftoj veteranët që nesër të mobilizuar të protestojnë për dinjitetin e mohuar. Protesta le të jetë e qytetëruar”, ka thënë Haradinaj. “Ftoj mazhorancën parlamentare që të reflektojë dhe t’ja kthejë veteranit dinjitetin. Ushtari i UÇK-së nuk e meriton një trajtim të tillë nga shteti sepse UÇK dhe populli janë një”.

Veteranët e kanë pasur një protestë edhe javën e kaluar, e cila s’ka qenë tërësisht paqësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera