Lajme

Daut Haradinaj: Të bashkuar flasim shqip edhe në veri

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 05 May 2017

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, përderisa vlerësoi lartë kontributin e dëshmorëve të luftës, ka thënë që shqip do të flitet edhe në veri të Kosovës.

“Veteranët duhet të ndihen krenar dhe gjithmonë të gatshëm për t’i ruajtur vlerat tona, pavarësisht stuhive që mund të vijnë dhe stuhive që kemi kaluar. Kur kemi qenë bashkë e kemi bashkuar edhe urën e gurit edhe urën e zallit, kur jemi bashkë Istogu flet shqip, e bashkë do të jemi e shqip do të flet edhe veriu i Kosovës” ka thënë Haradinaj.

Këto komente Daut Haradinaj i bëri në Akademinë Solemne, e cila u mbajt me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit, në Pejë.

-Advertisement-

Pjesëmarrës ishte edhe ambasadori Qemal Mingjozi, njeherit edhe anëtar nderi i OVL-së në Pejë, i cili tha se kontributi dhe sakrifica e dëshmorëve të luftës në bën që të jemi edhe më të bashkuar.

Ndërsa ish komandanti i brigadës Agim Ramadani, Rrustem Berisha, tha se pikërisht vlerat e lirisë janë themelet e shtetit të Kosovës dhe janë pjesë e ndërtimit të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera