Lajme

Daut Haradinaj – “shpi për shpi, për ndryshimin në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 21 June 2021

Ndonëse i lindur në Deçan, ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka shpallur kandidaturën e tij për ta udhëhequr Prishtinën.

Madje për t’ia arritur këtij qëllimi Haradinaj thotë se ka afruar afër vetit ekipin më të mirë.

Tashmë ai i ka listuar edhe prioritet, teksa thekson se ka gjetur përkrahje të madhe nga prishtinasit. Haradinaj shtoi se edhe daljet në terren i ka shpeshtuar, pasi Prishtina sipas tij ka nevojë për ndryshim.

-Advertisement-

Pos Haradinaj, garës për kryetar të Prishtinës i ka hyrë edhe arkitekti Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Selim Pacolli nga Aleanca Kosova e Re.

Ndërkaq zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 17 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera