Lajme

Daut Haradinaj: Rama sot ishte i saktë dhe i vërtetë si kurrë më parë

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 12 October 2022

Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës të mbajtur sot.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se kryeministri Rama ishte i saktë dhe i vërtetë si kurrë më parë.

“Ishte i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

E përcolla me vëmendje Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Ishte i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë.

E vërteta vonon por gjithmonë triumfon.

Respekt Kryeministër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera