Lajme

Daut Haradinaj pyet ku mbeti projekti për të cilin ishte përlotur Gazmend Muhaxheri

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 22 September 2020

Ishte shfaqur shumë i emocionuar për një projekt të madh në qytetin e tij.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri madje edhe kishte filluar të qajë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Kjo gjatë prezantimit të projektit BOREA, Resort Turistik në Pejë.

Por krejt kjo kishte ndodhur dy vite më parë e BOREA u zhdukë bashkë me lotët e Muhaxherit.

Për këtë tash ka shkruar edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, shkruan Gazeta Infokus.

Haradinaj po thotë që në atë kohë këtë projekt e kishte përkrahur edhe ai, por pyet se ku ka mbetur tani.

“Një projekt i mirë për Pejën dhe Kosovën ka pas nisur para dy vitesh, me 1 shtator.

U pata solidarizu me këdo që u emocionua nga nisja e Boreas. Përkundër pozicioneve politike, projektin e pata mbështetur duke qenë i bindur se është në të mirë të Kosovës dhe rajonit.

Jemi në shtator të vitit 2020. Projekti është bllokuar. Pse?!”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera