Lajme

Daut Haradinaj pritet ngrohtë nga familja emblematike e Grashticës

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 25 September 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar me takimet e njëpasnjëshme në kuader të fushatës së tij për të parin e kryeqytetit.

Gjatë ditës së sotme Haradinaj ka vizituar familjen Krasniqi nga Grashtica, familje kjo e njohur në kryeqytet, të cilët njihen për veprimtarinë e tyre në afarizëm, në Prishtinë dhe Londër.

Përmes profilit të tij në facebook, Haradinaj u shpreh se me ketë familje rrugëtojnë së bashku për një kohë të gjatë, dhe se është i nderuar që familja Krasniqi në listën për asamble përfaqësohet me vajzën e tyre Kaltrinën.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Në familjen e kandidates, Kaltrina Krasniqi në Grashticë, familje patriotike që njihen për veprimtarinë e tyre të suksesshme në kryeqytet.

Biseduam ngrohtësisht me familjen dhe jam i nderuar që Kaltrina vjen nga familja e Osman Krasniqit.

Grashtica është njëra nga fshatrat e Prishtinës e cila edhe pse gjindet pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit, ende ka mungesë të ujit të pijshëm. Mungon transporti publik dhe nevoja për një ambulantë është e madhe.

Gjatë mandatit tim, kjo zonë do të jetë në fokus dhe bashkërisht do t’i japim trajtimin që meriton.

#eparaPrishtina
#punamarë

Të tjera