Lajme

Daut Haradinaj prezanton edhe kandidatin e dytë për asamble të kryeqytetit

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 04 May 2021

Daut Haradinaj ka filluar prezantimin e kandidatëve për asamble të Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Sot më herët Haradinaj ka prezantuar Mehmet Kasabadiqin si kandidat i parë për asamble të Prishtinës, kurse vetëm pak minuta më parë ka prezantuar edhe kandidatin e dytë.

Po shkonte në pushime, gruaja lind në avion

-Advertisement-

“Një takim miqësor me Agon Hanën, një afarist i suksesshëm që garanton përfaqësimin e Dragodanit në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Urime e suksese i nderuari Agon!

Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj duket se po përzgjedhë me kujdes personalitete me ndikim e që mund ta përfaqësojnë më së miri Prishtinën në zgjedhjet komunale që priten të mbahen këtë vit./Gazeta Infokus/

Një takim miqësor me Agon Hanën, një afarist i suksesshëm që garanton përfaqësimin e Dragodanit në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Urime e suksese i nderuari Agon!
Na priftë e mbara!

Posted by Daut Haradinaj on E martë, 4 Maj 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera