Lajme

Daut Haradinaj: “Pretendentët për ndarjen e Kosovës kanë gisht në thirrjen e Ramush Haradinajt nga Specialja”

Autori: Halil Berisha 23:29 | 17 September 2019

Daut Haradinaj, kandidat i koalicionit AAK – PSD, për deputet në Kuvendin e Kosovës, në Analizën Zgjedhore në Klan Kosova, ka folur për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit.

Daut Haradinaj, ka ngritur një dyshim se thirrja e Ramush Haradinajt për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar  nuk ka të bëj me krime lufte ashtu siç është thënë, shkruan gazeta inFokus.

“Pretendentët për ndarjen e Kosovës kanë gisht në thirrjen e Ramush Haradinajt nga Specialja”, ka thënë Daut Haradinaj.

-Advertisement-

Veç kësaj, Daut Haradinaj ka thënë edhe që faktor në thirrjen e ish-kryeministrit nga specialja ishte edhe vendosshmëria e tij për ta mbajtur taksën.

“Thirrja e Ramush Haradinajt nga specialja është bërë për shkak të presionit publik e vendor për ta hequr taksën”.

Bile Haradinaj ka pasur edhe një mesazh për të gjithë ata që kanë thënë se nuk ishte ftesa e speciales arsyeja e dorëheqjes së Ramush Haradinajt, shkruan gazeta inFokus.

“E di që partnert e koalicionit pak duhet me pas kujdes kur e kontestojnë dorëheqjen e Haradinajt e ky nuk është hera e parë që jep dorëheqje e që ballafaqohet me drejtësinë ndërkombëtare, nëse të tjerët janë thirrë në vlerat e luftës, çka nëse ata zotërinjtë nesër ftohen, nëse Haradinaj ish shku në cilësinë e kryeministrit përballë prokurorëve, ju përrallë e kishit bo, unë nuk jam i ligësht si ata, po duhet me kuptu që Ramush Haradinaj nuk është thirrë për tema personale, uroj që mos t’ju ndodhë atyre”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera